JOQ Albania
Home

Shqipëria që nuk keni parë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23/07/2016 8:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sa shumë vende të bukura ka Shqipëria dhe sa keq që jo të gjithë i njohin. Arsyeja? Dihet, mungesa e infrastrukturës dhe një punë e dobët në promovimin e këtyre vendeve nga institucionet përkatëse të turizmit në vendin tonë.

Në fakt, përveç shpellave dhe plazheve ku mund të shkohet vetëm me skaf, anembanë Shqipërisë ka plot vende të tjera të magjishme të tëra për t’u zbuluar dhe shijuar, për ata që nuk i dinë.

Në fotot e mëposhtme, që nga Syri i Kaltër në Delvinë, e deri tek ai në Valbonë, duke kaluar nga ujërat termale të Bënjës në Permet e kështu me radhë, Shqipëria piktoreske nuk ka nevojë për shumë komente. Mapo.