JOQ Albania
Home

Gazeta franceze shkrim për gratë shqiptare: Si i çliroi princesha Maxhide nga ferexheja
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/11/2017 17:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shkrim që daton më 26 nëntor të 1937 gjendet në gazetën franceze për gratë shqiptare. Gazeta i kushtoi në atë kohë vëmendjen që në faqe të parë princeshës Maxhide, motrës së mbretit Zog dhe emancipimin e grave shqiptare. Artikulli tregon se si për janë çliruar gratë nga ferexheja por edhe nga tutela mashkullore.

Gazetari Aurenc Bebja sjellë shkrimin e plotë:

Ndodhi një revolucion i vërtetë. Pranverën e kaluar, një dekret i Mbretit Zog të Shqipërisë shpalli barazinë mes gruas dhe burrit, dhe ndaloi ferexhen në të gjithë mbretërinë, e cila ishte vendi i fundit në Ballkan që u qëndronte ende besnik shumicës së traditave myslimane. Pra, nesër, në përvjetorin e çlirimit të Shqipërisë, një batalion i grave do të marrë pjesë në paradën e madhe ushtarake. « Amazonat » e reja do të paraqiten me uniformën e zakonshme ushtarake : kaskën, çizmet, maskën e gazit, pushkën dhe mitralozin. Ato do të komandohen nga Princesha Maxhide, një nga gjashtë motrat e Mbretit Zog, gruaja që ka bërë më së shumti për emancipimin e grave shqiptare. Ajo mban gradën e togerit në gardën mbretërore. Nga ferexheja tek mbajtja e kaskës, në tetë muaj, gratë e Shqipërisë kanë bërë një rrugë të gjatë për t’u çliruar nga tutela mashkullore.