JOQ Albania
Home

Ja 9 vendet më të lira për të jetuar në Europë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14/05/2016 9:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pagat ndryshojnë në të gjithë Europën, por një paketë shërbimesh më e lartë nuk do të thotë gjithmonë një standard më i mirë jetese. Disa vende me paga të ulëta mund të kenë edhe një kosto jetese të ulët. Indeksi i "Glassdoor" mbi atë se sa kushton jetesa merr në konsideratë se sa para janë të domosdoshme për të pasur një mori të mirash materiale dhe shërbimesh në shtete të ndryshme, duke përfshirë sendet ushqimore, restorantet, transportin, shërbimet komunale dhe qiratë. Ja 9 vendet me koston më të ulët të jetesës në Europë:

 Marseja – qyteti bregdetar është qyteti më i lirë për të jetuar në Francë, por ai renditet shumë poshtë në indeksin e "Glassdoor" për shkak të kostos mesatare të jetesës, kryesisht për sa u përket strehimit dhe qirave.

Graz – Qyteti i dytë më i madh në Austri është i njohur si një qytet universitar dhe qiraja, ushqimet dhe shërbimet janë ndër më të ulëtat në vend.

Barcelona – Është ndër vendet më të populluara të Bashkimit Europian. Ajo tërheq profesionistë dhe turistë nga e gjithë bota, por shpenzimet e jetesës janë ende më të ulëta në krahasim me pagat.

Lisbona – Sipas "Glasdoor", paga mesatare është 15.500 euro në vit, por kostoja e ulët e jetesës tregon që shpenzimet për të jetuar nuk do të jenë të mëdha.

Athina -Qyteti mund të jetë tronditur nga papunësia dhe një krizë refugjatësh, por nëse ju keni një punë, Athina është shumë lirë për të jetuar.

Tallini – Kostoja e jetesës në këtë qytet është pabesueshmërisht e lirë, por duke marrë parasysh se ai është kryeqyteti politik dhe financiar i Estonisë, pagat janë gjithmonë në rritje.

Selaniku – Qyteti i dytë më i madh në Greqi është një qendër e madhe e transportit për vendin, duke ofruar kështu shumë vende pune. Ai është edhe një vend turistik, për shkak të muzeve dhe të monumenteve historike.

 Porto – Qyteti i dytë më i madh në Poloni është rreth 70 për qind më i lirë për të jetuar sesa Nju-Jorku.

 Tartu – Qyteti i mrekullueshëm është qyteti i dytë më i madh në Estoni dhe është quajtur nga qeveria si kapitali intelektual, për shkak se në të ndodhet universiteti më i vjetër dhe më i njohur, Universiteti i Tartu.