Pas freskisë, i nxehti afrikan rikthehet sërish

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.07.2024, 15:03

Nëse menduat se me shiun iku i nxehti afrikan, e keni gabim pasi kjo e premte, fundjava dhe fillimi i javës tjetër do shoqërohen me temperatura deri në 40 gradë.

Sipas meteorologëve temperaturaf ditën e sotme do të regjistrohen deri në 35 gradë Celsius, ndërsa gjatë fundjavës në 38 gradë Celsius, ku zonat jugore do të përjetojnë ato më të lartat.

“Sot na pret një ditë plot me diell. Intervale të gjata me kthjellime. Më të dukshme gjatë vijës bregdetare dhe zonën e ulët. Pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave që janë më të fokusuara në zonat malore. Në orët e para të mëngjesit kemi pasur një rritje të lehtë të temperaturave. Në mesditë presim që temperaturat të ngjiten në 36 gradë celcius. E shtuna dhe e diela do jenë mjaft të favorshme për ata që do të zgjedhin plazhin. Kemi rritje të temperaturave dhe gjatë vijës bregdetare ku minimumet do luhaten nga 18-22 gradë celcius.

Në qytetet e zonës së ulët, duke përfshirë Tiranën, Shkodrën, Elbasani, Berati, Gjirokastra do kenë një rritje më të ndjeshme të temperaturave të ajrit ku do arrijnë deri në 38-gradë celcius.

Në zonat malore maksimumet pritet të jenë 28-29 gradë celcius, në zonat jug-lindore. Veri-lindja pritet të sjelli maksimume deri në 31 gradë celcius. Do jetë një fundjavë me temperatura të larta dhe me donimin të diellit në të gjithë territorin Shqiptar. Pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave, të fokusuara në qytetet e zonave malore”.

Ndërkohë që java pritet të sjellë një rritje edhe më të ndjeshme të temperaturave pasi termometri pritet të arrijë deri në 40 gradë.

E hëna pritet të rris akoma më shumë temperaturat. Do kemi maksimume shumë pranë vlerave 40 gradë celcius. Dhe këto vijnë si pasojë e masave ajrore të nxehta nga Afrika. Këto temperatura janë 7-8 gradë mbi normalen për vendin tonë. Vlerat minimale priten nga 19-25 gradë celcius.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Denisi nga Durrësi
    I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
    Djali nga Tirana
    I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
    Petrit Alijaj
    I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
    I riu shkodran
    Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Jurgen Çela
    I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
    Asgan Mërnica
    I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
    Erdgys Arrazi
    Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
    Djali dhunues
    I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
    Eduart Danaj
    I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
    Vlonjati
    I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
    Babai dhunues
    Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
    Adoleshentët
    Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit