45.5 milionë euro të ardhura vetëm nga Airbnb për 9-muajt e parë të vitit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2023, 09:36

Nga janari 2023 deri në shtator, tregu i qirasë ditore ka gjeneruar 45,5 milionë euro të ardhura vetëm nga pronat e listuara në platformën AirBnb. Shkak për këtë është bërë kërkesa e madhe e turistëve të huaj por edhe çmimet më të ulëta krahasuar me hotelet. Të dhënat tregojnë se në muajin shtator numri i pronave për qira ditore në Booking dhe AirBnb arriti në 24,902. Ndërkohë që deri në korrik ishin të regjistruara 3,318 struktura.

Fluksi i lartë i turistëve të huaj dhe premisat për shtimin e numrit të tyre ka nxitur shumë pronarë apartamentesh t’i kthejnë pronat e tyre në biznese për dhënie me qira ditore, apo të blejnë prona ose t’i marrin me qira për këtë qëllim.

Por ky zgjerim i vrullshëm po rrit çmimet e qirave afatgjata, po godet hotelerinë dhe rrezikon të bëhet i paleverdishëm, pasi për shkak të ofertës së lartë, qiratë ditore po bien ndjeshëm. Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme tashmë tregu ka mbiofertë dhe kjo ka detyruar shumë prej pronarëve ulin çmimet në tarifa shumë herë më të ulëta krahasuar me çmimet e qirave ditore të disa prej qyteteve europiane.

Numri i pronave të listuara të disponueshme për muajin shtator 2023, sipas të dhënave të AirDNA për platformën AirBnb, ishte 15,512 prona. Krahasuar me muajin shtator 2022, pronat e listuara për dhënie qiraje u rritën me 25%. Oferta për prona me qira ditore mbeti e lartë në muajin shtator 2023, krahasuar me rënien që pësuan pas verës së 2019-s. Pronat e disponueshme në muajin shtator u shtuan me 120% në raport me shtatorin e para pandemisë.

Zgjerimi i të ardhurave nga tregu i qirasë afatshkurtër në Shqipëri nisi që pas pandemisë së Covid-19. Në vitin 2021, të ardhurat u rritën me 14% krahasuar me 2019. Kulmuan më tej për janar-shtatorin e 2023, që u shtuan 2,2 herë më shumë se e njëjta periudhë e 2019-s. Të ardhurat nga qiraja (RevPar) për muajin shtator në AirBnb arritën në 6 milionë euro. Krahasuar me muajin shtator 2022, të ardhurat nga qiraja janë dyfishuar. Çmimet më të larta të hoteleve kanë orientuar rritjen e kërkesës për qira afatshkurtër, pasi ofrojnë zgjidhje me kosto të ulët.

Por kërkesa e lartë ka bërë që ky biznes të lulëzojë masivisht në zonat afër qendrës, duke përfshirë atë të “9 Katësheve”, “Myslym Shyri”, afër muzeut Kombëtar, ish -Bllokut etj. Qiraja ditore në Tiranë për çmimet e apartamenteve të listuara në Booking për muajin Nëntor nis nga vlera 25 euro/nata për apartamente me largësi 1 km nga sheshi “Skënderbej” në rrugën “Kusuri” apo 37 euro nata për apartamente 500 m larg sheshit “Skënderbej” në rrugën “Myslim Shyri”. Ndërkohë që ka edhe qira "luksi" ku çmimi arrin deri në 150 euro nata konkretisht për një pronë të listuar në rrugën “Ukraina e lirë” (pas kryesisë së Kuvendit) me vendndodhje 700 metra larg sheshit “Skënderbej”, me hapësirë banimi prej 4 dhomash.

Çmimet më të lira se strukturat e tjera të akomodimit po nxisin rritjen e kërkesës. Sipas të dhënave të AirDNA, tarifa mesatare ditore (ADR) për të gjitha netët e rezervuara, duke përfshirë tarifat e pastrimit, por jo tarifat e shërbimit për muajin shtator ishte rreth 61 euro. Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, tarifa mesatare ditore u rrit me 16%.

Përveç problemeve tatimore, këto struktura akomoduese duket se po kthehen në shqetësim për komunitetin. Këtu mund të përmendim banorët e godinave pranë ish-kinema Agimit të cilët për shkak qirave ditore, zhurmave dhe numrit të lartë të të panjohurve që hynin në godinë, u detyruan të ngrinin “postbllok” kalimi, duke mos lejuar hyrjen e personave të huaj. Shqetësimi i banorëve që jetojnë si rezidentë është gjithnjë në rritje edhe për shtetasit europianë, për shkak të fytyrave të reja që duhet të ndeshin çdo ditë, zhurmës nga festat me orare të zgjatura, por dhe sigurisë.

Ndërkohë që tregu i qirasë afatshkurtër po zgjerohet me ritme të shpejta, sektori i qirasë afagjatë po dëmtohet shumë për shkak të mungesës së ofertave dhe çmimeve të larta. Agjencitë e pasurive të patundshme ngrenë shqetësimin se kryesisht, pronat po blihen apo merren me qira për kohë të gjatë për t’u dhënë me qira ditore. Ulja e ofertës, sipas tyre, po shtrenjton shumë çmimet e qirasë afatgjatë. Në muajin shtator 2023, çmimet e qirave afatgjatë të apartamenteve u shtrenjtuan me 35% krahasuar me vjet, për shkak të zgjerimit të tregut të qirasë afatshkurtër, sipas agjentëve të pasurive të patundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Zotëria nga Tirana
    I pari në listë është zotëria nga Tirana, i cili kurrsesi nuk donte që vajza e mitur të lagte këmbët nga rrugët e përmbytura të Tiranës. Ai e mori në shpinë dhe bashkë me të kaloi rrugën e përmbytur. Në gjithë atë kaos që përfshiu Tiranën, fotoja e këtij zotërie, që nuk dihet se cili është, babai apo gjyshi, me vajzën në shpinë mori komente pozitive dhe u cilësua heroi i vajzës në atë moment.
    I riu fisnik
    I dyti në listë është i riu fisnik, i cili ishte prezent në momentin kur një i moshuar u aksidentua me biçikletë. Ai nuk qëndroi indiferent dhe të vazhdonte rrugën, por u kujdes për të moshuarin e lënduar derisa mbërriti ambulanca. Madje ishte vetë ai që e njoftoi ambulancën.
    Grupi i shokëve
    I treti është i riu nga Tirana, bashkë me miqtë e tij, të cilët ndihmuan me aparat oksigjeni të moshuarën në Durrës. Ndër të tjera, ata blenë ushqime dhe dhuruan disa para për atë familje në nevojë. Gjesti fisnik i këtyre djemve ka marrë shumë komente pozitive.
    Burri nga Tirana
    I katërti është burri nga Tirana, i cili në kohën kur Tirana ishte e përmbytur dhe pothuajse asnjë rrugë e pakalueshme, ai u angazhua personalisht për të krijuar mundësi kalimtarëve që të kalonin nga një anë e rrugës në tjetrën. Videoja e tij mori shumë komente pozitive dhe u duartrokit nga të gjithë qytetarët.
    Shqiptarët në Angli
    Në listë janë edhe shqiptarët në Angli, të cilët nuk heshtën përballë një padrejtësie që iu bë një bashkëkombësi të tyre. Ata protestuan pas vdekjes së Alfredit, i cili i dha fund jetës në kampin e refugjatëve në Angli, për shkak të kushteve të mjerueshme në kamp. Ata u përplasën edhe me policinë angleze.
    Punonjësja e policisë
    E gjashta në listë është punonjësja e policisë, i cili në motin e keq që përfshiu vendin, ajo u pa teksa shtynte makinat e ngecura në borë. Përveç ndihmës së saj në menaxhimin e situatës ajo dha edhe ndihmë fizike. Videoja e saj ka marrë shumë reagime pozitive.
    Djemtë e aplikacionit Catia.app
    Të shtatët në listë janë djemtë e aplikacionit Catia.app, të cilët sapo dëgjuan thirrjen e të moshuarës që jetonte vetëm dhe në kushte të mjerueshme në një fshat të Dibrës reaguan menjëherë. Ata i dërguan nënë Shahes ndihma të shumta, ushqime dhe veshmbathje. Veprimi i tyre është duartrokitur nga shumë njerëz dhe ata u kthyen në heronj të nënës që nuk kishte jetuar një ditë të lumtur.
    Erzen Zyberaj
    I teti në listë është Erzen Zyberaj, atleti i cili u nis nga Prishtina për në Tiranë, në këmbë, si një mesazh bashkimi për festën e 28 Nëntorit. Atleti tha se ky ishte një amanet i babait të tij dhe arriti që t'ia mbajë. Zyberaj u prit nga shesh nga shumë shqiptarë që përveçse e duartrokitën edhe e përqafuan për mesazhin që dha.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gera Kulla
    E para në listë është gruaja që jeton në zonën e "Myslym Shyrit", e cila u filmua në ashensor, teksa dhunonte qenin e saj. Gera Kulla, në videon e publikuar nga JOQ, e shkelmon qenin që mban në shtëpi disa herë rresht brenda në ashensor. Në rrjetet sociale, Kulla shtirej si një njeri që i donte kafshët.
    Jorgaq Thëngjilli
    I dyti është i riu Jorgaq Thëngjilli, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë pranë Kryeministrisë. Ai po ecte me shpejtësi, në mes të Tiranës, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në trotuar. I riu me “Benz” përplasi në trotuar, një çift, te cilët po kalonin.
    Majlinda Dehima
    E treta në listë është Majlinda Dehima, edukatorja që dhunoi në kopështin privat një 2-vjeçare, duke i lënduar edhe këmbën. Edukatorja është arrestuar, pasi akuzohet për keqtrajtim ndaj të miturve.
    Eglantina Isufi
    E katërta në listë është nëna që braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht. Eglantina Isufi la foshnjën e porsalindur në bodrum dhe u largua. Fatkeqësisht foshnja nuk ia doli dot, ndërsa 30-vjeçarja u arrestua.
    Nëna nga Saranda
    E pesta është nëna nga Saranda, e cila prostituuonte vajzën e saj të mitur. E ëma e të miturës binte dakord që vajza e saj të kryente mardhënie seksuale në këmbim të parave.
    Ervin Manushi
    Ervin Manushi, vëllai i moderatorit Edi Manushi, pavarësisht se ka fitime miliona lekë në muaj në bizneset e tij i lë punonjësit pa paguar. Pronari i Nazar në Palasë, Yamatos, Restorant Ullirit, dhe Nona në ish-Bllok ka muaj të tërë që ka lënë pa rroga të punësuarit e tij. Ata kanë denoncuar pronarin e tyre me ndikim të fortë në politikë e media se kanë ende pa marrë rrogat tek Nazar që prej muajve të sezonit veror.
    Shitësja në Fier
    E shtata është shitësja në Fier, e cila me vetëdije të plotë u jepte cigare të miturve në dyqanin e saj. Për më tepër, edhe ua ndizte vetë. Shitësja u kap nga disa të rinj, të cilët të shqetësuar denoncuan rastin pranë JOQ-së.
    Faturino manjak
    I teti në listë është faturino manjak. E kemi fjalën për faturinon e linjës së Kopështit Zoologjik, i cili masturbohej para një vajze brenda urbanit. Vajza e filmoi faturion dhe e dërgoi videon pranë JOQ-së. Policia nuk mori masa ndaj tij, por kompania po. Mësohet se ai është shkarkuar nga puna.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit