E dhimbshme: Ky është 30 vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovec, këto janë dyshimet e para

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.09.2023, 15:00

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Rahovecit.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 30 vjeçarin Betim Berisha, nga Fortesa e Rahovecit.

Viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje pasditen e djeshme.

Lidhur me rastin ka ndarë detaje edhe Policia e Kosovës.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit