Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, BE publikon agjendën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2023, 13:24

Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimit të së enjtes ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell do të presë në një takim të nivelit të lartë kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Takimet do të nisin me liderët përkatës që nga ora 9:00, ndërkaq do të pasojë një takim i përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në objektin e EEAS”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit