Bastisje në banesën e familjarëve të Bahri e Fahri Fazliut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2023, 11:25

Pjesëtarët e EULEX-it dhe hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë janë duke kryer bastisje në Prishtinë.

Bastisja po ndodh në banesën e familjarëve të heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu.

Ai ka thënë se bastisja që ka filluar sot në mëngjes është duke vazhduar ende.

“Jam njoftuar sot nga avokati Artan Çerkini se ka filluar një bastisje në banesën e familjes time nga EULEX-i dhe Prokuroria Speciale”, tha Fahri Fazliu, nipi i heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu.

“Bastisja ka filluar prej orës 7 të mëngjesit dhe ende po vazhdon”, vijoi ai.

Bahri dhe Fahri Fazliu ishin anëtarë të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), e cila gjatë luftës nënshkroi marrëveshje unifikuese me UÇK-në për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës.

Ata dy u vranë nga forcat serbe më 1998.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit