Michael Roth sot për vizitë zyrtare në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2023, 09:37

Dje në Maqedoni ka mbërritur i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ndërsa sot në Shkup do të jetë edhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut dhe ish-ministri i shtetit gjerman për Evropën, Michael Roth.

Kjo është pjesë e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për hapjen e rrugës evropiane të Maqedonisë dhe zbatimin e amendamenteve kushtetuese si kusht për përparimin drejt BE-së.

Sipas agjendës, Roth do të ketë takime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin me përfaqësues të Qeverisë dhe me liderin e OBRM-PDUKM-së – Hristijan Mickoski.

Është planifikuar pjesëmarrja në evenimentin rajonal “Përparimi i Procesit të Berlinit përmes Diplomacisë Parlamentare” në të cilin janë të ftuar deputetë dhe përfaqësues të shërbimeve eksperte të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bundestagut Gjerman dhe Parlamentit Evropian.

Në debat do të marrë pjesë edhe Manuel Sarrazin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit