Regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin Shkup – Bllacë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.09.2023, 16:07

Nga sot do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit në tunelin Bllacë – Shkup.

Automjetet do të kalojnë në mënyrë alternative.

“Nga sot do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin në stacionazhin km 6+326 deri në km 6+366, në anën e djathtë të tunelit, drejtimi Bllacë – Shkup, për shkak të punimeve ndërtimore – rehabilitim të tunelit, njoftojnë nga LAMM.

Prej atje gjithashtu thonë se do të ketë sinjalizim ndriçues me kalim të alternuar të automjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit