Transportuan dru të prera në mënyrë të paligjshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.09.2023, 14:41

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje në ora 16:00 në vendin e quajtur “Suva Gora”, në fshatin Larcë të Tetovës, policë kanë privuar nga lira B.S. (39) dhe M.S. (42), të dy nga i njëjti fshat, për shkak të dyshimit të bazuar se me dy automjete “Lada Niva” dhe “Jeep Teta Samara”, të dy pa targa të regjistrimit, kanë transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.

Dy personave iu gjetën dhe iu konfiskuan drutë e prera dhe mjetet e prerjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit