Taravari: Nuk besoj që ndryshimi i Kodit Penal do ta sjellë Gruevskin në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.09.2023, 20:21

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se nuk beson që ndryshimet ligjore të Kodit Penal do të kthejnë ish kryeministrin, azilantin e arratisur, në Maqedoninë e Veriut.

Taravari në intervistë për VOA thotë se Gruevski është i akuzuar në shumë lëndë dhe si rrjedhojë e ka vështirë të kthehet në vendin tonë.

“Nuk besoj se këto ndryshime e ndihmojnë z.Gruevskin pasi ai ka shumë lëndë, nuk është një, dy ose tre. Në qoftë se nuk gaboj ka afër 9 lëndë. S’e besoj që ndryshimi i Kodit Penal do të ndihmon që Gruevski të kthehet në Maqedoni . mendimi im. Them si laik i kësaj lëmie”, tha Taravari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit