Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona në Lezhë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.05.2023, 16:27

Një aksident ka ndodhur në Ungrej të Lezhës. Mësohet se si pasojë e ngjarjes janë plagosur 3 persona.

Bëhet e ditur se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet se si është gjendja e tyre.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit