Sëmundjet e qarkullimit të gjakut në rritje, shkaktuan 54.5% të vdekjeve në 2022

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.05.2023, 12:42

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut po zgjerohen gjithmonë e më shumë në vend. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se, këto lloj sëmundjesh mbeten shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri.

Konkretisht, në vitin që lamë pas numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri. Sipas gjinisë, u regjistruan 12.921 vdekje për meshkujt dhe 11.077 vdekje për femrat. Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, 97,0% e vdekjeve gjithsej të regjistruara ishin natyrale (shkaqet natyrale).

Vdekjet nga “Aparati i qarkullimit të gjakut” zë peshën më të madhe në totalin e vdekjeve të regjistruara, dhe vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve. Në vitin 2022, më shumë se gjysma e vdekjeve (54,5%) kishin këtë shkak kryesor, teksa një vit më parë zinin 52.4% .

Grup-sëmundja “Tumore” përbën grupin e tretë të sëmundjeve me peshën më të madhe të vdekjeve të regjistruara, 13,5% të vdekjeve gjithsej. Krahasuar me vitin 2021, janë regjistruar 5,7% më pak humbje jete. Por, në tërësi këto sëmundje po shënojnë rritje me ritme të shpejta edhe tek të rinjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit