I morën 100 euro ryshfet shoferit “rebel”, dy efektivë të Shqiponjave nën akuzë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.05.2023, 12:03

Me rritjen e kostove të gjobave, rritet edhe korrupsioni në rrugë nga policia. Ditën e sotme bëhet me dije se dy policë janë kapur mat duke i marrë ryshfet një qytetari për të shmangur vënien e një gjobe të konsiderueshme.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, teksa mësohet se dy policët me iniciale A.C dhe H.Xh i kanë marrë 100 euro një shtetasi në formën e ryshfetit. Raportohet se dy policët e kanë kapur këtë shtetas duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrollit personal, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë. Ata janë arrestuar dhe janë nën hetim nga AMP.

Të arrestuarit janë:

Inspektori me iniciale A.C., 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Inspektor, H.XH, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit