‘Rama të vijë këtu’/ Invalidët në protestë: Çështjen do e çojmë deri në Strasburg

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.05.2023, 11:10

Disa persona nga Shoqata e Invalidëve dolën ditën e sotme në protestë përballë Bashkisë së Tiranës. Përfaqësuesi i tyre, u shpreh se iu është shembur magazina bashkë me mallin brenda, pa marrë asnjë lajmërim nga Bashkia. Ai shprehet se qeveria as nuk i mbështet por iu dëmton edhe ato pak hapësira që kanë në dispozicion. Ndërsa theksoi që këtë çështje ata do ta dërgojnë në Strasburg.

Nuk më intereson gjoba por materiali im. Ta paguajë bashkia, kush është përgjegjëse. Ku kanë shkuar? Kush mban përgjegjësi? Janë zhdukur miliarda lekë. I drejtohem kryeministrit: Bashkia e Tiranës është kompetenca juaj. Kërkoj një takim bashkë me ju si media me Erion Veliaj. Ose të vijë këtu Edi Rama që i ka miratuar në Parlament. Kam bërë 10 kërkesa dhe skam marrë pjesë. Kam kërkuar të marrë pjesë në Këshillin Bashkiak, por nuk na kanë pranuar. Kërkoj takim me Veliaj. Unë nuk të njoh si kryebashkiak. Do ta ndjekim çështjen deri në Strasburg. Jemi shumë të diskriminuar. I kemi nisur letër gjithë ambasadave” u shpreh përfaqësuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit