LEDWall-i ra mbi vajzat maturante në Tiranë, mësuesja e shkollës: Janë mirë shyqyr Zotit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.05.2023, 10:02

Dje, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një video ku shihej se si disa vajza maturante të shkollës "Sarina 2002" në Tiranë, u lënduan pasi Led-Wall-i nga pas, u shkëput dhe ra sipër tyre. Pas rënies, vajzat shihet që shemben në tokë, teksa burime për JOQ bënë me dije se pas ngjarjes, vajzat u dërguan te spitali i Traumës.

Pas publikimit të videos, ka reaguar një mësuese e shkollës e cila bën me dije se vajzat janë shumë mirë dhe se atë ditë, pavarësisht çdo gjëje, maturantët gjetën forcën për të përmbyllur si duhet një moment të rëndësishëm për jetën e tyre.

Mësuesja:

Pershendetje. Une jam mesuese e shkolles dhe po ua nis kete video per te treguar se cfare force paten ata maturante, prindrit e tyre dhe te gjithe ne per ta mbyllur festen e tyre ashtu sic ata e meritonin! Te gjithe jane shume mire fal zotit nese ajo video nuk u shpernda pavarsisht se ishin 900 veta pjesmarres ishte per te mos krijuar trauma tek ata. Keto pamje jane te renda dhe nuk demtojn askend tjeter pervec atyre prinderve dhe te gjithe ne qe e perjetuam. E dini ju te dashur admin qe dje klitha me shpirt " Zot femijet" dhe vrapova mes vajzave e i kam marre e pare te gjitha vete dhe me pas u shoqeruan ne spital dy vajza,sepse ata sjane nxenesit e asaj shkolle por femijet tane se kemi qe ne klase te pare qe shumicen e tyre i kemi rritur. Jepni pamjet e tyre fisnike dhe lerini organet te bejn punen e tyre. Aksidentet si do askush por forca per tu ngritur e perballuar eshte gjithcka!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit