“Ford-i” me targa bullgare përplas për vdekje shtetasin e Shqipërisë në Maqedoni

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.05.2023, 00:25

Një shtetas i Shqipërisë është aksidentuar për vdekje në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në aksin Manastir-Prilep. Një “automjet” tip “Ford” me targa bullgare, i drejtuar nga shtetasja me iniciale D.I. 45-vjeçe nga Manastiri, ka goditur 52-vjeçarin me iniciale Xh.F nga Republika e Shqipërisë.

Goditja ka qenë e fortë pasi shqiptari ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë që të premten në Maqedoninë e Veriut,në zonën e Çairit, në një pallat në ndërtim ka humbur jetën një punëtor nga Shqipëria me iniciale N.P 41-vjeç.

Njoftimi i policisë maqedonase:

Më datë 27.05.2023 në ora 23:20 është raportuar se në rrugën magjistrale Manastir-Prilep, në afërsi të fshatit Sërpci i Poshtëm, automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa bullgare, i drejtuar nga gruaja D.I.(45) nga Manastiri, ka goditur Xh.F (52) nga Republika e Shqipërisë. Këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Një pasagjere e mitur nga vetura ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Manastirit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit