Gëlltiti 40 çamçakëza, djali 5-vjeçar përfundon në urgjencë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.05.2023, 00:18

Një djalë 5-vjeçar në Ohio, SHBA iu nënshtrua një procedure për të hequr një grumbull çamçakëzësh të ngulur në stomak.

Fëmija i paidentifikuar kishte gëlltitur rreth 40 copë çamçakëz pa sheqer, duke mbërritur në urgjencë të nesërmen me dhimbje dhe diarre falë traktit gastrointestinal të bllokuar.

Mjekët menjëherë kontrolluan për "bezoar", të njohur ndryshe si objekte të huaja të patretshme që fëmijët priren t'i gëlltisin.

Pasi i zbuluan, mjekët i hoqën çamçakëzat duke vendosur një ezofagoskop ose tub metalik në fyt dhe duke përdorur pincë për të kapur grumbullin.

Pacienti pësoi një dhimbje të fytit për shkak të procesit për nxjerrjen e çamçakëzave, por u largua nga spitali pa pasoja shëndetësore afatgjata.

Konsumi i rregullt i çamçakëzëve mund të shkaktojë shqetësime të zorrëve sepse nuk mund të tretet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit