Nuk duan të vijnë në Shqipëri, shqiptarët presin me gërshërë byzylykët e sigurisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2023, 21:02

Numri i shqiptarëve që thyejnë lirinë me kusht në Britaninë e Madhe është në rritje.

Sipas të dhënave nga Home Office,12,842 shqiptarë që janë në pritje të shqyrtimit të azilit kanë thyer byzylykët e sigurisë në 15 muajt e fundit.

Për periudhën 1 Janar 2022 deri në 1 Prill 2023 numri total i azilantëve nga të gjitha nacionalitetet, të cilët thyen lirinë me kusht ishte 44,957. Po për të njëjtën periudhë kohore, shqiptarët të cilët nuk iu përmbajtën lirisë me kusht njohur si “immigration bail” ishte 12,842.

Autoritetet thonë se nëse personat nuk zbatojnë kushtet e lirisë me kusht, kushtet do shtohen, do ketë vizita në banesa dhe do ndalohet marrja e garancisë financiare.

Arsyeja që shqiptarët thyejnë lirinë me kusht ka të bëjë me frikën e riatdhesimit me “charter” në Shqipëri. Shumë prej tyre publikojnë video në rrjetet sociale ku tregojnë se sj presin me gërshërë pajisjen e monitorimit e cila vendoset në kyçin e këmbës.

Por ky byzylyk është vetëm një prej disa lirive me kusht dhënë nga gjykatat e emigracionit për azil-kërkuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit