Portieri i PSG rrëzohet nga kali, në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.05.2023, 18:11

Portieri i Paris St-Germain, Sergio Rico është në gjendje kritike, në terapi intensive pas një aksidenti duke kalëruar.

Rico, 29 vjeç, ishte duke bërë hipizëm, ku dyshohet se ka rënë nga kali dhe spanjolli u dërgua me helikopter në një spital në Sevilje.

Ai ishte kthyer në vendlindjen e tij, në Spanjë, pasi klubi kishte nisur pushimet.

“Ai është në një gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i PSG-së të dielën.

Rico ka bërë 29 paraqitje për PSG-në që kur u transferua nga Sevilla në shtator 2019.

“Shumë forcë dhe shërim të shpejtë”, shkroi ish-klubi i tij në Tëitter.

29-vjeçari ishte në stol ndërsa PSG fitoi titullin kampion të shtunën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit