Perandoria e ndërtuar në Gjirin e Lalzit nga oligarkët, me bekimin e politikanëve, nuk mjafton për të shijuar përfitimiet miliona euroshe çdo vit. Në një tokë që një shqiptar i zakonshëm nuk shkel dot, janë ndërtuar sarajetë e politikanëve dhe hotelet e oligarkëve të lidhur me ta. E sikur të mos mjaftonte toka dhe deti i privatizuar, sulltanët e Shqipërisë kërkojnë edhe rrugë private për të shkuar drejt tyre.
Varfëria e shqiptarëve u vret sytë, nuk ecin dot me makinat e tyre luksoze në të njejtën rrugë që ecin shqiptarët me makinat e trye të vjetra si dhe kërkojnë që të kenë kushte përrallore. Kërkesën e radhës e ka bërë Artan Dulaku, një nga ortakët e ngushtë të Ramës dhe Veliajt. Së fundmi, në një hapësirë qindra hektarëshe, është inaguruar një hotel që familja Dulaku e ka në pronësi.
Hoteli i Dulakut
Dulakut nuk i mjaftoi toka e falur, deti që do të privatizojë me shezllone apo përjashtimet nga taksat si investitor strategjik i shpallur. Ai i ka rikujtuar Ramës se kohë më parë i është premtuar atij dhe biznesmenëve të tjerë një rrugë që lidh Rinasin me Gjirin e Lalzit. Sipas tij ky segment do t'i çonte turistët drejt e te hotelet e tyre luksoze. Tashmë shqiptarët duhet të paguajnë edhe rrugën që kërkon Dulaku për të rritur edhe më shumë shifrat e tij bankare me resurset natyrore të vendit që ka privatizuar.