Rudina Hajdari: Dua të bëhem kryetare e PD-së

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 28.05.2023, 15:55

Rudina Hajdari është shëmbulli i qartë i mungesës së meritokracisë në këtë vend. Mijëra të rinjë të mirëarsimuar brenda dhe jashtë vendit kanë dëshiruar të jenë pjesë e politikës, t'i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe pse jo ta drejtojnë atë. Mirëpo karrigen e politikanës e merr vajza e Hazem dhe Fatmira Hajdarit.

Si një borxh ndaj Hazemit për të gjetur se kush ishin vrasësit e vërtetë të tij, Sali Berisha futi në politikë dhe në Kuvend Rudinën. Ajo arriti të ishte edhe bashkëkryetare e reformës zgjedhore emigrantëve shqiptarë iu mohua e drejta e votës. Me emrin e babait dhe paratë që e ëma fshehu nga deklarimi i pasurisë, Rudina rezistoi në një mjedis ku shumë të rinjë janë tërhequr përshkak të pamundësisë.

Ambicja e Rudina Hajdarit është të marrë drejtimin e partisë që i ati bashkëthemeloi me Sali Berishën. Sot partia më e madhe opozitare në vend është pa kokë, e ndarë në dy apo më shumë pjesë dhe prej 10 vitesh ka mbajtur Ramën në pushtet. Një forcë politike që shqiptarët i besuan duke rrëzuar komunizmin, sot pritet të kthehet në një sallë teatri.

"Ambicia ime ka qenë që partia demokratike të ketë një forcë qeverisëse. Këto dy vitet e fundit kemi vuajtur nga njerëzit që kanë ambicie të forta dhe ndoshta sot na duhen njerëz që kanë më pak ambicie dhe më shumë zell e dëshirë për të rregulluar partinë dhe për të punuar për interesin e përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe jo ambicies personale të një individi. Te pjesa e ambicies them se pa dyshim çdo aktor që futet në politik pa dyshim që ka ambicie, këtë nuk duhet ta mohojmë se nuk do ishte e ndershme”,-tha Rudina Hajdari

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit