Shqiptarët po drogohen, kokaina e preferuara e tyre

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 28.05.2023, 14:55

Numri i përdoruesëve të drograve të ndryshme në vendin tonë sa vjen dhe rritet. Sipas grupmoshave ndahet edhe lloji i përdorimit të drograve ku adoleshentët konsumojnë më së shumti hashash ndërsa personat mbi 25 vjeç gjejnë kënaqësi te kokaina. Një varësi e nxitur te adoleshentët nga bullizimi ndërsa tek më të rriturit nga trendi për të qenë më "mendje hapur".

Mjekët, ata të cilët presin me dhjetra raste çdo javë në spital për ndihmën e shpejt, konfirmojnë se trendi i përdoruesëve po rritet. Gjatë ditëve të javës në urgjencën e QSUT paraqiten 1-2 persona që janë përdorues që kërkojnë ndihmë mjekësore, ndërsa gjatë fundjavës, numri i personave që kërkojnë ndihmë shkon nga 5 deri në 6 persona vetëm në Tiranë.

"Vitet e fundit kemi një shtim të numrit të personave që po përdorin drogëra por veç shtimit kemi dhe një ndryshim të llohit të dorgës më së shumti të përodrur. Është hashashi droga më e përdorur mes adoleshentëve, por tek të rriturit kemi kokainën që është dorga më e përdorur mes moshavë mbi 25 vjeç," tha mjekja Esmeralda Thoma

Shqetësuese paraqitet situata edhe tek përdorimi i drogërave tek moshat mbi 50 vjeç, ku edhe aty vërehen probleme të rënda shëndetësore. Qeveria e drejtuar nga socialistët shkatërroi Lazaratin, si vendprodhimin më të lartë të hashashit në Shqipëri, por bimët narkotike po rriten në të gjithë territorin tashmë duke mos e bërë të vështirë gjetjen e një qese hashash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit