Goditi Berishën/ Prokuroria: Gert Shehun çojeni në psikiatri, jo në burg

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 28.05.2023, 14:21

Gerti Shehu, 31-vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën, mund të lërë qelinë e burgut. Më 6 dhjetor 2022, ai çau kordonin e mbrojtjes dhe qëlloi në fytyrë ish-kryeministrin duke e plagosur lehtë. Deri më tani 31-vjeçari është mbajtur i izoluar në burg, por Prokuroria ka kërkuar një masë tjetër për të.

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar aktin e ekspertimit dhe kanë dalë në konkluzionin se Shehu është i papërgjegjshëm mendërisht. Në këto rrethana Prokuroria ka kërkuar që ai të dërgohet në një spital psikiatirk dhe të lërë qelinë e burgut.

Gjendjen e rënduar të shëndetit të tij mendor e konfirmuan edhe prindërit e 31-vjeçarit, të cilët thanë se djali kishte një kartelë mjekësore. U deshën afro 6 muaj që psikologët e grupit të ekspertizës të vërtetonin se Gerti Shehu nuk ka qenë i vetëdijshëm për sulmin e ndërmarrë ndaj një politikani.

Tashmë fjala e fundit i takon Gjykatës për të mbajtur në burg 31-vjeçarin apo për të pranuar kërkesën e Prokurorisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit