Burri në Dibër rreh dhe kërcënon me vdekje gruan dhe djalin e mitur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2023, 13:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër. Mësohet se një 46-vjeçar ka dhunuar fizikisht dhe ka kërcënuar me armë zjarri gruan e tij dhe djalin 17-vjeçar. Krimi në familje është regjistruar në fshatin Trepc, njesia Administrative Melan, ku për shkak të konfliktit në familje dhe për shkaqe xhelozie, Haxhi Shtjefni, i zoti i banesës kërcënoi me vdekje bashkëshorten dhe djalin. Pas ngjarjes, Shtjefni është arrestuar dhe se është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu.

Njoftimi i Policisë:
Dibër, Ndërhyrja në kohë e Polcisië , parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshorttes dhe djalit 17 vjecar e më pas I kërcënoni se do I vriste me armë gjahu, falë ndërhyrjes në kohë të polcisë u parandalua ngjarja. Shërbimete Polcisië kapën dhe arrestuan në flagrancë 46 vecarin si dhe sekeusteuan armën e gjahut cifte me të cilën 46 vjecari kërcëni për vrasje familjarët. Shërbimet e Komisariatit të Polcisië Dibër, pasi kanë marrë njëoftim se në fshatin Trepc, njesia Administrative Melan, po nbddhte një konfilkt në familje dhe se I zoti I banesës po kërcënonte për të vrarë bashkëshorten dhe dja;lin, menjëherë kanë organizura punë n dhe në kohë reale kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rzultat I reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shëbrimeve të polcisië u bë e mundur parandalimi I ngjarjes, si dhe kapja e prangosja e 46 vjecarit shettasit H.Sh. Ky shtetas për motive xhelozi po ushtornte dhunë fizike ndaj bahskëshortes dhe djalit 17 vjecar duke u shkatuar dëmtime fizike, dhe po i kërkcënonte për ti vrarë me një armë gjahu cifte. Shërbimet e Polcisië sekuestruan në cilësinë e rpovës materiale armën e gjahut cifte. Materialet procedural I kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit