Vazhdon protesta e banorëve të Bërxullës: Enigmë devijimi i projektit, avokati i popullit s’është as për derrat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2023, 12:02

Ka vijuar edhe këtë të diel protesta e banorëve të Bërxullës. Po bëhen gati 8 muaj nga nisja e protestës së tyre, por banorët ende nuk kanë marrë zgjidhjen që duan. Banorëve u preket toka nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.

Edhe ditën e sotme, banorët e Bërxullës protestuan për projektin e rrugës Thumanë-Kashar, pasi sipas tyre ky projekt cenon hapësirat e pronave të tyre. Ata thanë për mediat është enigmë e madhe devijimi i projektit, ndërsa shtuan se avokati i popullit nuk po i ndihmon.

"Avokati i popullit nuk është as për derrat. Ai nuk ka ardhur as një herë këtu"

"Unë kam folur me Tonin Vocajn, nuk më ka dhënë zgjidhje. Ne jemi banorë autoktontë, nuk kemi vonuar asgjë. Mua më preket toka, shtëpia 3 katëshe. Nuk ia fal askujt. Shteti shqiptar mos të bëjë sikur nuk i merr vesh protestat tona"

"Qeveria nuk ndihet fare. As do ta dijë dhe del pa pikë turpi fare Kryeministri në parlament dhe tha që do t’ua bëjë nga 3 milionë e ca rrogat atyre pushtetarëve që janë aty në parlament, deputetëve. Deputeti të vijë këtu e ta marrë miratimin e popullit sa rrogë duhet t'i japë populli atij, se nuk është parë me sy asnjëherë. As njeri, as tjetri! Prandaj kjo është komplet mbrapsht! Mjerë për këtë popull!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit