Shirat përmbysin Spanjën, shpëtohet nëna dhe fëmija në karrocë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2023, 09:53

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur Spanjën. Pamjet më poshtë tregojnë momentin kur një nënë dhe fëmija i saj përpiqen të shpëtojnë në ujërat që kanë përmbytur vendin. Në disa rrugë të vendit situata është përkeqësuar.

Moti i nxehtë rekord në gadishullin Iberik u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar, teksa në Spanjë ka prani të shirave të rrëmbyeshëm. Përmbytjet kanë goditur më së shumti zonat përgjatë bregut të Mesdheut, me rreth 40 litra shi për metër katror që kanë rënë në një orë në pjesë të Murcias.

Shtëpitë dhe bizneset në zonat turistike si Alicante janë përmbytur dhe makinat janë rrëmbyer, me njerëz të bllokuar dhe qen që duhet të shpëtohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit