Filmoi veten duke pirë disa shishe me alkool të fortë për ta postuar në Tik Tok, vdes i riu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2023, 07:59

Një personazh i njohur në Tik Tok, ndërroi jetë pasi konsumoi disa shishe me alkool të fortë në versionin kinez për videon që do të postonte në rrjetet sociale. Influencuesi “Sanqiange” (ose “Brother Three Thousand”) u gjet i vdekur vetëm disa orë pasi transmetoi veten duke marrë pjesë në një konkurs me një influencues tjetër që përfshinte pirjen e Baijiu.

Kjo e fundit, një pije kineze me një përmbajtje tipike alkooli midis 30% dhe 60%, raportoi Shangyou News. Sfidat “PK” përfshijnë beteja në të cilat ndikuesit konkurrojnë me njëri-tjetrin për të fituar shpërblime dhe dhurata nga shikuesit, dhe nëse humbin konsumojnë shumë alkool të fortë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit