U përplasën me pemën, aksidentohen rëndë dy të rinjtë në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2023, 00:22

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se në rrugën “Misto Mame” një makinë që drejtohej nga një vajzë është përplasur me një pemë.

Në këtë makinë pasagjer ishte një djalë i ri i cili ka mbetur i plagosur rëndë bashkë me shoferen. Dy të rinjtë e moshës 23 dhe 25-vjeç thuhet se kanë qenë pa rrip sigurimi.

Identiteti i të aksidentuarve dhe rrethanat e aksidentit ende nuk dihen. Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit