19-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje mbrëmjen e maturës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.05.2023, 23:18

Mbrëmja e maturës është kthyer në tragjedi për 19-vjeçar shqiptar në Itali.

19-vjeçari Kevin Murataj humbi jetën në Lignano Sabbiadoro, Udine rreth orës 23:30 të së premtes. Murataj, së bashku me shokët e klasës dhe mësuesit e tij, po largoheshin nga piceria "Stadio" në Lignano Sabbiadoro, për të shkuar në diskotekën Charlie dhe për të vazhduar festën, kur 19-vjeçari u godit nga një makinë.

Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancave dhe transportimit në urgjencën e Lignano, shqiptari nuk mundi të mbijetojë.

Kevin Murataj le pas prindërit, babain Alket dhe nënën Elisabeta, si dhe dy vëllezër më të vegjël.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit