Slloveni, 20-vjeçari kosovar vret partneren serbe 27-vjeçare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.05.2023, 18:35

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Maribor të Sllovenisë.

Sipas mediave vendase, një i ri kosovar i moshës 20-vjeçare ka vrarë partneren e tij serbe.

Viktima ishte e moshës 27-vjeçare dhe dyshohet se ishte e lidhur me 20-vjeçarin prej pak kohësh.

Policia e Mariborit bëri të ditur se sot rreth orës 14:00 është njoftuar se në një banesë në janë dërguar ekipet e shpëtimit, pasi aty mësohet se është lënduar një grua.

Mjekët në vend kishin konstatuar se një grua kishte vdekur në mënyrë të dhunshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit