“Jam Klaudjo Sulmina”/ I riu nga Elbasani në kërkim për ngjarjen e djeshme: Kam dy muaj në Gjermani!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.05.2023, 17:43

Ditën e djeshme, një 23-vjeçar, i identifikuar si Briken Rusta është shpallur në kërkim, pasi kishte planifikuar vrasjen e një personi. Ai u zbulua nga policia, me kallash në dorë dhe pasi e hodhi atë u largua me vrap. Në lidhje me këtë ngjarje, është shpallur në kërkim edhe një 22-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i Briken Rustës.

Mirëpo, ky i fundit ka reaguar pak orë më parë për JOQ ALBANIA. Ai tregon se ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje kriminale. Ndër të tjera, ai thotë se nuk i njeh aspak personat që përmenden nga policia.

Klaudjo Sulmina ka dërguar edhe vulat që ka marrë në pasaportë. Ende nuk dihet roli që dyshon policia për Sulminën në këtë ngjarje, por ai thotë se kjo është e pavërtetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit