Vuçiç dorëhiqet nga posti i kreut të partisë SNS, propozon ministrin e Brendshëm si kryetar të ri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 14:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Vuçiç mbajti një mbledhje në Kragujevç më 27 maj, teksa propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviç, në postin e kryetarit të ri të kësaj partie.

Tashmë Vuçeviç pritet që të zgjidhet në krye të SNS-së gjatë të shtunës, teksa mbledhja partiake po vazhdon.

“Milloshi është një zyrtar i përkushtuar ndaj SNS-së dhe ndaj idesë për një Serbi të pavarur dhe prosperuese”, tha Vuçiç gjatë fjalimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit