26-vjeçarja në Sarandë humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 14:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë. Një 26-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. E reja me inicialet E. K., 26 vjeçe, ka përfunduar me plagë të rënda në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit