Beteja e humbur, ndeshja Barcelona-Real Madrid nuk mund të quhet “El Clasico” tani e tutje

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.05.2023, 11:49

Barcelona dhe Real Madrid nuk mund ta përdorin termin “El Clasico” për arsye marketingu, pasi ata kanë humbur një betejë të gjatë në lidhje me këtë emër. Dy klubet kanë dashur ta regjistrojnë si “pronë” të tyre, por zyra e Patentave dhe Markave në Spanjë ka refuzuar kërkesën për të patentuar këtë frazë.

Ata e konsiderojnë këtë fjalë shumë të përafërt me sloganin “LaLiga El Clasico”, të cilën tashmë e ka në pronësi kampionati spanjoll, që duket se është treguar më i shpejtë. Gjithsesi, dy klubet nuk dorëzohen dhe po punojnë së bashku për të vijuar çështjen. Ata kanë 1 muaj kohë për ta apeluar këtë vendim.

Në rast se kërkesa e tyre do të refuzohet sërish, Barcelona dhe Real Madrid kanë të drejtë ta dërgojnë çështjen në një gjykatë ndërkombëtare. Ai i pengon klubet të përdorin frazën për të udhëhequr fushatat e marketingut dhe i pengon ata ta përdorin atë për marrëveshje televizive kur luajnë miqësore ose gara ndërkombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit