Festoi për mandatin e Erion Isait si kryebashkiak, aksidentohet simpatizanti i PS

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 11:07

Një aksident ka ndodhur në Urën e Shalësit, Kolonjë, dje në orën 10 të darkës.

Mësohet se pas festës së organizuar nga Erion Isai, për mandatin që mori si kryebashkiak, një simpatizant i PS, i identifikuar si Enea Jorgji, është aksidentuar duke përfunduar në humnerë.

Sipas një qytetari i cili ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e JOQ, Jorgji ka qenë duke festuar në Ersekë me Isain për mandatin e tij si kryebashkiak që fitoi në zgjedhjet e 14 majit, kur rrugës ka bërë aksident.

Qytetari shkruan se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe policia edhe ambulanca, por ngjarja nuk është bërë publike.

Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit, shkaku i ngjarjes dhe arsyen se përse policia nuk ka bërë një njoftim për aksidentin.

Qytetari:

Nga festa e ps, Cucka, Erjon Isaj, Erseke. Dje ne oren 10 darke Ura e Shalsit. Ka ra simpantizanti i ps Enea Jorgji ne humner. Kan festu per mandatin qe ka mare Erjon Isaj dhe kan perfundu ne humner. Ambulanca ka qene ktu dhe polocia, se dime si eshte gjendja e te lenduarit e ka marre ambulance dje pa e ber publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit