Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë, 24-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë te Trauma

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2023, 07:40

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e sotme në qytetin e Kuçovës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” aty ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donald Grymshit.

Ky i fundit me plagë të rënda është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore aty, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe shkaku i plagosjes së Donald Grymshit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit