Një i vdekur nga “kërpudha vrasëse” në Itali, virusin e mori në Greqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.05.2023, 21:16

Një burrë që ishte infektuar me Candida auris, e ashtuquajtura "kërpudha vrasëse" ka humbur jetën në Milano. Burri ishte infektuar teksa ishte në Greqi.

Mediat italiane raportojnë se ai ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Sacco për një goditje në tru. Analizat laboratorike të cilave iu nënshtrua kishin rezultuar disa pozitive, përfshirë atë të kërpudhave. Duke ditur se ai sapo kthyer nga Greqia ky nuk ishte një rast vendas por i importuar.

"Candida auris” është një kërpudhë e izoluar për herë të parë në vitin 2009 në Japoni dhe më pas u përhap në vende të ndryshme të botës. Në Itali, rasti i parë u identifikua në vitin 2019 i ndjekur nga një shpërthim në rajonet veriore në periudhën dyvjeçare 2020-2021.

Simptomat dhe transmetimi Infeksionet

“Candida auris” zakonisht shoqërohet me djegie, vështirësi në gëlltitje, dhimbje trupi, ethe dhe lodhje. Duhet të theksohet se lëkura dhe pjesët e tjera të trupit mund të infektohen edhe në mungesë të shenjave dhe simptomave. Kërpudhat mund të transmetohen nëpërmjet kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara dhe/ose pajisje mjekësore ose nëpërmjet kontaktit ndërmjet njerëzve të infektuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit