Tirana strehë prostitucioni për vajza nga Libia, Kina e Kazakistani: Punojnë në apartamente me qira

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.05.2023, 20:21

Çdo ditë e më shumë Tirana po shndërrohet në një strehëz prostitucioni për vajza nga Lindja e Mesme dhe Azia.

Këto vajza të ardhura nga Libia, Taxhikistani, Kazakistani, Azerbajxhani, Vietnami apo Kina si turiste marrin apartamente me qira në Tiranë dhe ushtrojnë prostitucion në këmbim të shumave nga 100-400 euro.

Këto shërbime ato i reklamojnë të pashqetësuara në internet dhe rrjetet sociale.

Aktiviteti i tyre u zbulua pasi 3 vajza ranë pre e grabitjes nga disa mitur të cilët nën kërcënimin e thikës u morën celularët dhe paratë. Të miturit thanë para uniformave blu se me vajzat u njohën në internet pasi ato ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në apartamentet ku jetonin në Tiranë. Këta të mitur të moshave 16-17 vjeç i kontaktuan vajzat duke u hequr si klientë dhe më pas i grabitën.

Incidente të tilla kanë ndodhur edhe ditë të tjera. Në rrugën ‘Dervish Hatixheja’ disa të mitur u proceduan penalisht pasi grabitën vajzat e huaja. Ndërkohë që pak javë më parë në rrugën ‘Islam Alla’ dy vajza nga Libia ranë pre e grabitjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit