Kreu i SPAK: Inceneratorët, të vështirë për t’u provuar!

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 26.05.2023, 19:44

Ashtu si Arben Kraja, edhe Altin Dumani nuk po lë gjurmë në funksionimin e drejtësisë dhe dënimin e zyrtarëve të lartë. Dosjet e inceneratorëve janë dorëzuar me kohë në SPAK, në terren është faktuar se inceneratorët nuk e kryejnë siç duhet punën e tyre e madje në kontarta është evidentuar një abuzim me paranë publike nga kompani fantazmë. Firmat e zyrtarëve të përfshirë janë në fund të çdo flete, dhe prapëseprapë Altin Dumani kërkon ende prova.

Kur vjen puna te dënimi i doganierëve që marrin 20 euro, i policëve që joshen nga 10 mijë lekshi apo i sekserëve të vegjël, SPAK lëshon mbi ta gjithë arsenalin e mundshëm të Kodit Penal për t'i dënuar. Mirëpo për të hetuar barazinë në tendera dhe shpërdorimin e detyrës së zyrtarëve të lartë, për Dumanin është një gjë shumë e vështitrë.

“Krimi i jakës së bardhë, barazia në tendera publikë apo shpërdorimi i detyrës janë çështje penale shumë të vështira për t’u provuar,” u përgjigj Dumani kur u pyet se nëse kishte ndonjë arsye pse prej 4 vitesh nuk përfundonin hetimet për 3 inceneratorët.

Lefter Koka dhe Alqi Bllako përfituan dënim të shkurtuar dhe në bazë të ecurisë gjyqësore mund të përfitojnë edhe lirinë nëse drejtësia e re vijon me avazet e vjetra. Po ashtu në SPAK është emri i Olta Xhaçkës, Ilir Beqajt, Fatmir Mediu, Bardhyl Kollçakut, Blendi Gonxhja dhe zyrtarëve të tjerë që akuzohen për shpërdorim detyre por që SPAK ka ndenjur deri më tani gojëkyçur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit