Tensionet në Kosovë, Rama i shqetësuar për Vuçiç

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 26.05.2023, 19:14

Kryetarët shqiptarë të komunave në Mitrovicën e Veriut nuk janë lejuar të hyjnë në godinat e fituara nga zgjedhjet e mbajtura më 23 prill. Serbët bllokuan hyrjet si dhe krijuan tensione të cilat përshkallëzuan deri në përdorimin e armëve nga civilët, sulm ndaj makinave të Policisë së Kosovës si dhe plagosjen e 5 efektivëve. Një situatë e trazuar e cila vjen si një provokim i vazhduar i serbëve për të mos njohur asnjë simbol të Kosovës.

E teksa shqiptarët e Kosovës rrezikojnë një përplasje ushtarake me Serbinë, Edi Rama ka shfaqur një shqetësim për mikun e tij Aleksandër Vvuçiç. Si të ishte kryeministër i Jugosllavisë e jo i Shqipërisë, Rama është shprehur kundër mbrojtjes së kryetarëve të komunave që bëri Policia e Kosovës, pa nxitur dhunë te qytetarët protestuesë.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!”– shkruan Rama.

Rama nuk pajtohet me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës për të garantuar jetën e kryekomunarve si dhe rendin e qetësinë në komunitetin e trazuar të Mitrovicës së Veriut. Ndryshe vepron Rama me shqiptarët e Shqipërisë të cilëve sul policët me skafandra, shkopa gome, e gazlotsjellës, kur protestojnë për çmimet e rritura, për pronat, për jetët e humbura padrejtësisht.

Mirëpo në këtë rast Rama është i zënë ngushtë, pasi përballë interesit kombëtar dhe miqësisë me Vuçiç, padyshim që në çdo rast ka zgjedhur këtë të dytën, edhe kur shqiptarët e Kosovës janë në të drejtat e tyre ligjitime të funksionimit të institucioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit