12 ditë pas zgjedhjeve, Bordi rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.05.2023, 17:28

Jemi 12 ditë pas zgjedhjeve dhe duket se Bordi i Oligarkëve do të vazhdojë me rritjen e naftës dhe të benzinës. Para zgjedhjeve, bordi vendoste çmime të ulta, madje më të ulta se para luftës, ndërsa sot, ngadalë nga dalë, çmimi po shkon lart e më lart.

Ditën e sotme, është vendosur që nafta të shitet 3 lekë më shumë, duke shkuar nga 173 në 176 lekë/litër, ndërsa benzina është rritur me 6 lekë, duke shkuar nga 173 në 179 lekë/litër. Gazi mbetet njëjtë me 63 lekë/ litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër.” – njofton bordi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit