Policia del me detajet e para zyrtare se çka po ndodhë në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2023, 13:20

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me zhvillimet në veri.

Në një komunikatë për media, Policia ka thënë se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Sipas raportimeve të deritashme, serbët lokalë në këto komuna kanë bllokuar hyrjet e objekteve komunale duke mos lënë kështu të zgjedhurit të hyjnë në zyret e tyre.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë. Prishtinë, më 26 maj 2023

Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit