Tritoli në Fresk u vendos në derën e jashtme të fasonerisë, në pronësi të një italiani

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.05.2023, 00:05

Gjatë mbrëmjes së sotme, në rrugën “Fadil Deliu”, në zonën e Freskut u dëgjua një shpërthim tritoli. Konkretisht sasi e tritolit, ishte vendosur në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit italian R. B.

Si pasojë e ngjarjes, është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, janë thyer disa xhama dhe një automjet që ka qenë i parkuar. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimin e shkaqeve.

NJOFTIMI I POLICISË-

Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit