“MJAFT”-istët e rinj protestojnë para Kuvendit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.05.2023, 19:36

Historia duket se po përsëritet miq! Ata që dikur ishin mjaftistë dhe tani janë në pushtet, sot po krijojnë një “MJAFT” tjetër, më të mordenizuar, e cila trumprtohet shumë nga mediat e Rilindjes. E kemi fjalën për “Lëvizjen Bashkë” të Arlind Qorrit, i cili ditën e sotme, mori vëmendjen për protestën e tij me megafon përballë Parlamentit. Ky i fundit, po protestonte me aktivistët e tij, që marrin rroga nga Sorosi, për mosngritjen e pagave të ministrave dhe deputetët.

Pak absurde miq, pasi aktivistët e tij, dolën zbuluar një vit më parë se merrnin rroga, pa punuar asnjë ditë nga organizata të pjella nga lëvizja e Sorosit. Pra shkurt dhe qartë, protestues me pagesë.

E megjithatë, Qorri, vëmendjen e mori. Doli përballë parlamentit dhe si opozitar i krijuar nga qeveria, me rrogë pak më të vogël se eprorët, me megafonin e tij, bërtiti për mosrritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave. Gjithashtu, hodhi edhe para si simbolikë, për deputetët hajdutë, a thua se u bënë të tillë sot.

Pra, Arlind Qorri dhe aktivistët e tij, na kujtuan sot ato protestat e MJAFT që bëheshin dikur, me në krye Erion Veliajn, i cili sot është rilindasi më i thekur dhe po i zhvat qytetarët e Tiranës nga fundi në krye. E së njëjtës pjellë është edhe Lëvizja Bashkë, por emri i është ndryshuar. Kjo taktikë, përdoret për të krijuar përshtypjen tek qytetarët se ka frymë opozitare, por në fakt lepuri fle diku tjetër.

Këto mini-parti, rrotullohen sipas dorës së pushteti dhe dalin vetëm kur eprorët i thonë. Marrim një rast konkret. Arlind Qorri doli në skenë në protestën e studentëve duke e marrë peng të gjithë atë mision që studentët e ndershëm kishin.

Ajo lëvizje e dhjetorit mund të ishte vendimtare për ndryshimin e kësaj klase politike, por ndërhyrja e Qorrit, devijoi gjithçka duke e shpërndarë protestën, madje duke krijuar edhe përçarje brenda studentëve. Në fund fare, gjithçka u kthye atje ku ishte.

Arlind Qorri nuk na përfaqëson, largohu nga protesta jonë", studentët me pankarta në duar

Protesta u prish dhe asgjë nuk u ndryshua. Po e njëjta skemë u përdor edhe në protestën e banorëve të ish-Parkut, për mosndërtimin e kullave të Fatmir Xhafajt dhe Erion Veliajt. Arlind Qorri dhe aktivistët e tij, protestuan deri në masën që e gjithë ajo frymë që ishte krijuar nga qytetarët u shkatërrua.

Tjetër rast është edhe protesta për çmimin e lartë të naftës. Arlind Qorri doli në skenë vetëm me megafon. Askush nuk pati guxim për revoltë të mirëfillte qytetare, pasi pushteti kishte vendosur vijën e kuqe. Pra, thënë shkurt miq, nga partitë opozitare, të krijuara nga qeveria nuk pritet gjë tjetër veçse manipulim i qytetarëve. Disa fakte duken ashiqare dhe është në përgjegjësinë tonë tii themi disa të vërteta.

“MJAFT”- po rilind me një logo dhe një fytyrë tjetër, me financime më të mira dhe ndoshta edhe me lidhje familjare në ‘kokën’ e pushtetit, por në thelb ka të njëjtën ideologji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit