Shqiptarët e Anglisë po iu paguajnë 3,000£ garantuesve për të dalë nga paraburgimi, heqin edhe byzylykët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2023, 12:50

Shqiptarët që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone po iu ofrojnë deri në 3000 £ garantuesve të rremë për të shmangur mbajtjen në qendrat e paraburgimit.

Garantuesit po reklamojnë në platformat e mediave sociale si TikTok dhe Facebook se ata mund t'u japin emigrantëve një adresë në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të marrin lirimin me kusht dhe t'i shpëtojnë paraburgimit. Emigrantët duhet të ofrojnë dëshmi të një adrese legjitime në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të lirohen me kusht imigracioni.

Garantuesit, të cilët kanë faqet e tyre në TikTok, po ofrojnë gjithashtu heqjen e byzylykëve elektronik që përdoren për të parandaluar arratisjen e emigrantëve pasi të lirohen në komunitet.

Kjo skemë e re vjen pasi Home Office po përpiqet të përshpejtojë dëbimin e mijëra shqiptarëve që kaluan Kanalin vitin e kaluar. Shqiptarët përbënin rreth një të tretën e 47,755 që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në vitin 2022.

Në një postim në "Facebook", një shqiptar ka shkruar:

Përshëndetje burra të vendit. Kam nevojë urgjente për një garantues. Unë jam i gatshëm ta paguaj atë person. Kush mund të më ndihmojë pls? Me kontaktoni…

Ky shqiptar me emrin Niko dhe me origjinë nga Kukësi i tha një gazetari:

Vëllai im është mbajtur në një qendër paraburgimi në Gatwick. Mënyra e vetme për ta nxjerrë jashtë është të kesh një garant. Ai mbërriti në Britani me gomone. Ai ka qenë atje për një kohë të gjatë. Nuk kam gjetur ende një garant për ta nxjerrë jashtë.

Edhe në TikTok shfaqen mesazhe dhe reklama të tilla nga garantuesit e rremë që thonë se nxjerrin njerëzit nga paraburgimi me ndihmën e bamirësive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit