E frikshme: Kosovari e vozit Audi-në 135 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2023, 11:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka ndaluar një person i cili ka lëvizur me 215 kilometra në orë në zonën ku kufizimi ishte 80 kilometra në orë.

I njëjti, lëvizte në këtë shpejtësi në rajonin e Mitrovicës.

Njoftimi nga Policia:

Më datën 25.05.2023 rreth orës 04.00 shoferi i veturës Audi, ka tejkaluar patrullën e trafikut në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, duke arritë shpejtësinë e veturës në 215 km/h, në zonën e kufizimit 80.

Në bashkëpunim me patrullën e rajonit të Mitrovicës është ndaluar ngasësi i automjetit në fsharin Gracë. Ndaj shoferit janë ndërmarrë masat ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit