Puna e ëndrrave? Vullnetarët po paguhen 18 mijë € për të qëndruar 2 muaj në shtrat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2023, 00:06

Ideja për t'u paguar për të qëndruar në shtrat për dy muaj mund të duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Por është pikërisht ajo që Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) po u ofron 12 vullnetarëve si pjesë e një studimi të ri. Ndërsa shtrirja në shtrat mund të tingëllojë relaksuese, vullnetarët do të përballen gjithashtu me çiklizëm dhe teste mjekësore gjatë gjithë studimit, të gjitha duke mbajtur njërën shpatull të prekur me dyshekun.

Vullnetarët do të marrin një shpërblim prej 18,000 € në fund të studimit. ESA shpreson se gjetjet do të ndihmojnë për të hetuar masat e mundshme për parandalimin e ndryshimeve që trupi i njeriut përjeton në hapësirë.

Studimi është duke u zhvilluar tani dhe përfshin 12 vullnetarë meshkuj, të moshës 20-45 vjeç. Për 60 ditë të studimit, pjesëmarrësit mbahen në shtretër të anuar 6 gradë nën horizontale me këmbët lart. Vaktet, dushet, madje edhe tualeti duhet të kryhen në këtë pozicion, me njërën shpatull të mbajtur në dyshek gjatë gjithë kohës. Ndërsa gjaku rrjedh në kokë dhe muskujt lodhen nga mospërdorimi, studiuesit do monitorojnë se si reagojnë trupat e pjesëmarrësve.

Ky studim zgjat nga prilli deri në korrik 2023, ndërsa një studim vijues do të zgjasë nga janari deri në prill 2024.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit