Po lufton me kancerin në fazën 4, Mentori ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.05.2023, 23:51

Mentori, një 52-vjeçar, baba i dy fëmijëve ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi është diagnostifikuar me kancer të fazës 4.

Ky tumor i rrallë në trurin e tij po përhapet me shpejtësi të madhe dhe ka filluar t'i prekë shumicën e nervave në tru duke shkaktuar paralizë të fytyrës. Ai iu është nënshtruar dy operacioneve në Shqipëri, por pa sukses pasi gjendja e tij nuk është përmirësuar aspak.

Në operacionin e parë ai ka pësuar atak kardiak, ndërsa në të dytin për shkak të mungesës së pajisjeve mjekësore, mjekët nuk kanë mundur t'ia heqin tumorin.

Por që Mentori ta fitojë këtë betejë me kancerin dhe të kthehet në gjirin e familjes, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve. Operacioni i radhës i Mentorit do të jetë në një spital në Paris, Francë.

Vetë familjarët nuk e përballojnë dot një operacion të tillë prandaj kërkojnë ndihmë. Për ta çdo kontribut në GoFundMe është i vlefshëm.

KËTU GJENI LINKUN E GOFUNDME

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit